Procedurat & Garancioni
Të gjitha hapat e blerjes, importit dhe garancionit të veturës tënde nga Korea.
Garancioni
Çfarë mbulon garancioni ynë pas dorëzimit
Dorëzimi i veturës sipas numrit të shasisë të prezentuar gjatë inspektimit.
Të garantuara.
Pjesët e brendshme jo-harxhuese.
Pjesët e brendshme jo-harxhuese.
Dritat, xhamat, dyert, panelet, parakolpët dhe prapakolpet.
I/e garantuar.
Dokumentacion origjinal, vetura nuk është e vjedhur; mbrojtje nga falsifikime dokumentesh.
Në rast mungese të çelësit primar, kompania rimburson koston e çelësit të ri.
Aksesorët, çelësi i dytë, tepihët, goma rezervë, dhe gjëra tjera lëvizëse, pjesët shpenzuese.
Kompensimi kryhet brenda 14 ditëve pune nga pranimi i kërkesës me shkrim (apo në formë elektronike).
| Pika e Garancionit | Përshkrimi | Mbulueshmëria |
|---|---|---|
| Dorëzimi i veturës | Dorëzimi i veturës sipas numrit të shasisë të prezentuar gjatë inspektimit. | Mbulohet |
| Kilometrat | Të garantuara. | Mbulohet |
| Motori | Pjesët e brendshme jo-harxhuese. | Mbulohet |
| Ndërruesi i shpejtësive (Transmisioni) | Pjesët e brendshme jo-harxhuese. | Mbulohet |
| Dëmtime gjatë transportit | Dritat, xhamat, dyert, panelet, parakolpët dhe prapakolpet. | Mbulohet |
| Veturat nuk janë të fundosura në ujë | I/e garantuar. | Mbulohet |
| Siguri dokumentacioni dhe pronësie | Dokumentacion origjinal, vetura nuk është e vjedhur; mbrojtje nga falsifikime dokumentesh. | Mbulohet |
| Çelësi primar | Në rast mungese të çelësit primar, kompania rimburson koston e çelësit të ri. | Mbulohet |
| Përjashtimet | Aksesorët, çelësi i dytë, tepihët, goma rezervë, dhe gjëra tjera lëvizëse, pjesët shpenzuese. | Nuk mbulohet |
| Kohëzgjatja e kompensimit | Kompensimi kryhet brenda 14 ditëve pune nga pranimi i kërkesës me shkrim (apo në formë elektronike). | Mbulohet |
Procedura e Blerjes
Zgjidh Veturën
Shfleto katalogun tonë të veturave nga Korea. Përdor filtrat për të gjetur veturën e duhur sipas buxhetit, markës, vitit dhe karakteristikave. Çdo veturë ka raport të detajuar të gjendjes duke u bazuar në publikimet Encar.
Kontakto & Rezervo
Kontakto nëpërmjet WhatsApp për të konfirmuar disponueshmërinë. Depozita e rezervimit është 10% e çmimit të veturës. Pas depozitës, vetura inspektohet dhe në rast se vetura e inspektuar është në rregull, rezervohet për ju. Nëse pa ndonjë arsye vendoset që të mos e blini, depozita ngelet tek ne për shpenzimet e shërbimeve inspektuese.
Në rastet kur vetura del me probleme teknike pasi të inspektohet nga agjenti ynë në Kore, depozita ju kthehet — ose mund të përdoret për të inspektuar veturën e radhës.
Lidhja e Kontratës & Pagesa
Lidhja e kontratës dhe përfundimi i pagesës në Kosovë në kompaninë tonë bëhet në momentin që pas inspektimit vetura rezervohet, për të filluar shërbimet e tjera.
Import & Transport
Ne merremi me të gjithë procesin e importit: dokumentacioni, dogana, transporti detar nga Korea deri në Durrës. Koha mesatare e dorëzimit është 3–4 javë.
Si shërbim ekstra ju mundësojmë edhe transportin nga Durrësi deri në Prishtinë për shumën 350 € (përfshin shkarkimin e anijes dhe tranzit), si dhe shpedicion 50 €.
Dorëzim i Veturës
Vetura dorëzohet në Durrës ose Prishtinë me dokumentet origjinale.
Garancioni
Garantim i Plotë
Ne garantojmë veturat tona bazuar në kontroll real të gjendjes.
Garantojmë Vetëm:
Shënime të Rëndësishme: Inspektim nga klienti bëhet para dorezimit në Prishtinë. Nëse nuk jeni të kënaqur, ktheheni para nënshkrimit të kontratës. Pas dorezimit zbatohen termat e garancionit bazuar në raportet Encar.
Struktura e Çmimit
Çmimi deri në Durrës
Përfshin çmimin e veturës, transportin detar dhe sigurimin.
Transporti Prishtinë
+350 € shtesë për transport nga Durrësi deri në Prishtinë (përfshin shkarkimin e anijes dhe tranzit).
Shpedicion
50 € për shërbimin e shpedicionit.
Çmimi RKS
Çmimi i plotë duke përfshirë dogana, taksat dhe regjistrimin.
Keni pyetje?
Kontaktoni për çdo pyetje rreth procedurave të blerjes.